Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَلَمَّا دَخَلُوا عَلَىٰ يُوسُفَ آوَىٰ إِلَيْهِ أَبَوَيْهِ وَقَالَ ادْخُلُوا مِصْرَ إِنْ شَاءَ اللَّهُ آمِنِينَ
Dhe kur ata hyn te Jusufi, i afroi pranë vedit prindërit e vet dhe tha: “Hyni në qytetin e Egjiptit! Me lejen e Perëndisë, ju do të jeni të sigurtë prej çdo të keqe”. (99)
Kur ata hynë te Jusufi, ai afroi pranë vetes të dy prindërit... -
Jusufi i afroi të dy prindërit tek vetja, duke i veçuar nga të tjerët. Ky qe një respekt dhe nderim tepër i madh....dhe tha: “Me dëshirën e Allahut, hyni në Egjipt të sigurt!” -
Jusufi iu drejtua të gjithë familjes së tij kur tha: “Me dëshirën e Allahut, hyni në Egjipt të sigurt”, pra, të sigurt nga çdo lloj rreziku. Dhe ata hynë në Egjipt të gëzuar, sepse shpëtuan nga varfëria dhe telashet. Tashmë ishin të gëzuar me mirësitë e Allahut të Lartësuar.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë