Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Fatiha — Ajet 3 (Shqip) — Video

El-Fatiha • Ajet 3 nga 7 • Shqip


الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ 3
Përkthim:
Mëshirues dhe Përdëllimtar i Madh. El-Fatiha 1:3
Tefsiri:

Mâliki jeumid-dîn - “Sunduesit…” –

Allahu quhet El Mâlik(Sundues, Mbret), sepse Ai sundon e mbretëron. Kjo cilësi i jep të drejtën Atij për të urdhëruar dhe për të ndaluar, për të shpërblyer dhe për të ndëshkuar, për të vepruar mbi të nënshtruarit, mbi mbretërinë dhe pasurinë e Tij, në të gjitha aspektet dhe përmasat që i lejon mbretërimi dhe pushteti i Tij absolut.

“Sunduesit të Ditës së Gjykimit” -

Me këto fjalë, Allahu i Madhëruar tregon pushtetin, sundimin dhe mbretërimin e Tij në Ditën e Gjykimit, e cila është edhe Dita e Kijametit. Kjo është Dita kur njerëzit do të shpërblehen sipas veprave që do të paraqesin në dynja, të mira apo të këqija qofshin. Ai e përmend pushtetin e Tij në Ditën e Gjykimit, sepse atë ditë, pushteti, mbretërimi dhe sundimi i Allahut do t’u shfaqet krijesave i kthjellët dhe i pastër. Atë ditë, ato do ta shohin të plotë dhe të kthjellët mbretërimin, por edhe drejtësinë e urtësinë e Krijuesit. Atë ditë do të zhduket çdo lloj pushteti e mbretërimi nga duart e krijesave, dhe i gjithë pushteti do të jetë në dorë të Krijuesit, ndonëse kështu ka qenë gjithmonë. Ai ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë Sunduesi dhe Mbretëruesi i Ditës së Gjykimit dhe i të gjitha ditëve të tjera. Atë ditë, përpara Tij do të jenë të barabartë mbretërit dhe ata poshtë tyre, skllevërit dhe të lirët. Të gjithë do të jenë të përulur e të nënshtruar ndaj madhështisë së Tij, syulur para Krenarisë së Tij. Të gjithë do të jenë në pritje të gjykimit të Allahut, duke shpresuar shpërblimin e Tij dhe të frikësuar, njëkohësisht, nga ndëshkimi i Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Fatiha • Ajet 2 E ardhshme El-Fatiha • Ajet 4