Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 1 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 1 nga 109 • Shqip


الر ۚ تِلْكَ آيَاتُ الْكِتَابِ الْحَكِيمِ 1
Përkthim:
Elif Lâm Râ. Këto janë versetet e Librit plot dijeni. Junus 10:1
Tefsiri:

Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e Librit plot të urtësi. -

Ky është Kur'ani i mrekullueshëm, i cili përmbledh çdo të vërtetë dhe ligj madhështor. Ajetet e këtij libri shtjellojnë çdo çështje të imanit korrekt dhe të vërtetë në mënyrë të qartë. Ai u qartëson plotësisht robërve urdhëresat dhe ndalesat e ligjit të Zotit. E gjithë bota e ka detyrë që ta pohojë, pranojë dhe besojë këtë ligj e porosi dhe të nënshtrohet për të jetuar sipas tij. Megjithatë, shumica e tyre i kthejnë shpinën. Me paditurinë e tyre, në vend që të mësojnë prej kësaj Shpalljeje madhështore, ata shprehin një habi të pakuptimtë. Prandaj i Madhëruari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Teube • Ajet 129 E ardhshme Junus • Ajet 2