Pasoje atë që të shpallet dhe bëhu durimtar, derisa Allahu të gjykojë
(me drejtësinë e Tij). - Allahu i Lartësuar i drejtohet me këtë porosi të vyer, që i drejtohet gjithashtu edhe umetit të tij: Ndiqe atë që po të shpallet! Kjo ndjekje realizohet duke kaluar në katër etapa të domodsoshme:... dhe bëhu durimtar, derisa Allahu të gjykojë
(me drejtësinë e Tij). - Ky është durimi duke jetuar sipas diturisë së Zotit dhe duke ftuar të tjerët në të. Përfundimi i këtij durimi është i lavdishëm. Pastaj mos u dobëso e as ngadalëso! Mos u ligështo për sprovat që të godasin dhe kurrë mos e ul kokën apo të ngadalësosh hapat. Vazhdo në këtë rrugë të lavdisë, derisa Allahu të gjykojë me drejtësinë e tij mes teje dhe çdokujt që të mohon e të kundërshton!Ai është Gjykuesi më i mirë. -
Allahu i Madhëruar është më i miri gjykues. Nuk ka dyshim që Profeti (a.s) e plotësoi urdhrin e Zotit të Tij dhe qëndroi i patundur në rrugën e drejtë. Ashtu vazhdoi i patundur, derisa Zoti e lartësoi fenë e Tij mbi të gjitha fetë e besimet në botë. Allahu i Lartësuar i dhuroi atij fitoren mbi armiqtë e Tij në të gjitha planet: qoftë në atë ushtarak, ashtu edhe me diturinë dhe argumentimin përmes fjalës. Allahut dhe vetëm Atij i takon lavdia, dashuria dhe çdo lavdërim e përlëvdim, ashtu si e meriton madhështia e Tij! Lavdëruar qoftë, ashtu si i takon të lavdërohet Bamirësi e Bujari i madh, Dhuruesi i të gjitha mirësive!Këtu përfundon tefsiri i sures Junus. El hamdu lil-lah!