Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 22 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 22 nga 109 • Shqip


هُوَ الَّذِي يُسَيِّرُكُمْ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ ۖ حَتَّىٰ إِذَا كُنْتُمْ فِي الْفُلْكِ وَجَرَيْنَ بِهِمْ بِرِيحٍ طَيِّبَةٍ وَفَرِحُوا بِهَا جَاءَتْهَا رِيحٌ عَاصِفٌ وَجَاءَهُمُ الْمَوْجُ مِنْ كُلِّ مَكَانٍ وَظَنُّوا أَنَّهُمْ أُحِيطَ بِهِمْ ۙ دَعَوُا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ لَئِنْ أَنْجَيْتَنَا مِنْ هَٰذِهِ لَنَكُونَنَّ مِنَ الشَّاكِرِينَ 22
Përkthim:
Ai ua mundëson të udhëtoni nëpër tokë dhe det. E, kur ju të gjendeni në barkë (anije) dhe ajo lundron me ju me erën e përshtatshme, e ata i gëzohen kësaj, arrin një stuhi dhe ata do t’i sulmojnë valët nga të gjitha anët e mendojnë ata që do të shkatërrohen, (atëherë) i luteni Perëndisë sinqerisht, duke i premtuar besimin: “Nëse na shpëton nga kjo, na, me të vërtetë, do të jemi falenderues”. Junus 10:22
Tefsiri:

Ai jua bëri të mundur udhëtimin në tokë e në det. -

Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar bëri një përshkrim të përgjithshëm të njerëzve të cilët nuk dinë të reagojnë me mirënjohje kur, pas ndonjë fatkeqësie, Ai i begaton me mëshirën e Tij dhe, pas vështirësisë, u sjell lehtësimin. Në ajetet në vijim, Ai sjell një rast që e shpjegon dhe e përforcon edhe më shumë këtë sjellje të tyre. Kur janë në mes të oqeanit të egërsuar dhe me dallgë tmerruese, ata i zë frika e vdekjes. Allahu i Madhëruar thotë:

Kur janë në anije, të cilat i lëviz era e lehtë, ata janë të lumtur me këtë; -

Në bazë të ligjeve të caktuara nga Ai për të mirën tuaj, ju mund të ndërtoni anije dhe të udhëtoni në det këndshëm dhe pa u shqetësuar nga asgjë. Ju gëzoheni me erën e mirë dhe qetësoheni me të. Por kur jeni në një situatë tjetër:por, kur vjen ndonjë erë e fortë dhe ata përfshihen nga valët nga të gjitha anët, ata binden se janë të shkatërruar; prandaj e lusin Allahun me sinqeritet, duke iu përkushtuar vetëm Atij në fenë e Tij

(duke thënë)

: “Nëse na shpëton nga kjo gjendje, ne do të të jemi gjithnjë falënderues. -

Gjendja ndryshon kur ata goditen nga ndonjë stuhi e fortë me dallgë, që i përfshin nga çdo anë. Në të tilla kushte, ata e shohin fundin afër dhe kështu e shkëpusin çdo lidhje dhe shpresë nga krijesat. Në ato momente binden se askush nuk mund t’i shpëtojë nga ajo vështirësi veç Zotit, prandaj edhe i luten me sinqeritet e përkushtim Atij, duke premtuar se: “Nëse na shpëton nga kjo (katastrofë), ne do të jemi gjithnjë falënderues.”
Shko te videoja e plotë e sures