Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 28 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 28 nga 109 • Shqip


وَيَوْمَ نَحْشُرُهُمْ جَمِيعًا ثُمَّ نَقُولُ لِلَّذِينَ أَشْرَكُوا مَكَانَكُمْ أَنْتُمْ وَشُرَكَاؤُكُمْ ۚ فَزَيَّلْنَا بَيْنَهُمْ ۖ وَقَالَ شُرَكَاؤُهُمْ مَا كُنْتُمْ إِيَّانَا تَعْبُدُونَ 28
Përkthim:
(Kujtoje) kur do t’i tubojmë të gjithë ata që i kanë bërë shok Perëndisë dhe t’u themi: “Rrini në vendet tuaja ju dhe idhujtë tuaj!” E, do t’i ndajmë ata. Dhe idhujtë e tyre do të thonë: “Ju nuk na keni adhuruar neve. Junus 10:28
Tefsiri:

Atë ditë Ne do t’i tubojmë të gjithë… -

Atë ditë Allahu i Madhëruar ka për t'i tubuar të gjitha krijesat. Ajo është dita e premtimit që nuk thyhet e as ndryshon. Allahu i Madhëruar na tregon se ka për t’i tubuar idhujtarët dhe idhujt e tyre:

ndërsa idhujtarëve do t’u themi: “Rrini në vendin tuaj, ju dhe idhujt tuaj!”. -

Qëndroni në vendin e llogarisë derisa të përfundojë gjykimi dhe të vendoset e drejta mes jush. Allahu i Lartësuar na njofton se do t’i ndajë ata nga njëri-tjetri:

Ne do t’i ndajmë ata nga njëri-tjetri dhe idhujt e tyre do t’u thonë: “Ju nuk na adhuruat ne!” -

Ne do t’i ndajmë ata fizikisht dhe shpirtërisht. Mes tyre do të shfaqet ashpër armiqësia dhe urrejtja edhe pse në jetën e kësaj bote kishin miqësi dhe dashuri për njëri-tjetrin. Idhujt që ata adhuronin do të distancohen prej tyre dhe do të thonë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Junus • Ajet 27 E ardhshme Junus • Ajet 29