Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt e Tokën brenda gjashtë ditësh dhe pastaj qëndroi mbi Arsh. -
Ai i krijoi ato në gjashtë ditë, edhe pse është i plotfuqishëm t'i krijonte ato në një çast të vetëm. Me këtë, Ai dëshiroi të shfaqte dukshëm urtësinë e Tij dhe të tregojë se Ai është i Butë dhe i mëshirshëm në veprat e Tij. Ngaqë është i Urtë, Ai i krijoi ato me të vërtetën dhe për hir të së vërtetës. Ai dëshiroi që krijesat ta njohin me emrat dhe cilësitë e Tij të bukura dhe absolute, me atributet dhe veprat e Tij të mrekullueshme dhe madhështore dhe ta adhurojnë si Një të vetëm. Pastaj, pas krijimit të qiejve dhe të Tokës, i Madhëruari u lartësua dhe qëndroi mbi Arsh ashtu si i shkon madhështisë së Tij.Është Ai që i rregullon çështjet. -
Ai rregullon dhe administron çështjet e botës qiellore dhe të asaj tokësore, Ai jep jetën dhe e sjell vdekjen, ai e zbret rizkun dhe i rrotullon e i këmben ditët e triumfit mes njerëzve. Është ai që largon fatkeqësinë e dëmin nga të dëmtuarit dhe është Ai që u përgjigjet lutësve. Të gjitha llojet e përkujdesjes zbresin dhe vijnë nga Ai dhe janë në dorën e Tij, ndërsa nevojat e robërve ngjiten pa pushim tek Ai. Të gjitha krijesat janë të përulura, të nënshtruara e nevojtare para krenarisë së Tij, të dobëta e të pa fuqishme para pushtetit dhe madhështisë së Tij. Ai thotë:S’ka ndërmjetësues tek Ai në asnjë mënyrë, veçse me lejen e Tij. -
Askush nuk mund të bëjë ndërmjetësim, edhe sikur të jetë më i miri i krijesave, derisa Allahu të jape leje për këtë ndërmjetësim. Por Allahu i Lartësuar jep leje për ndërmjetësim veçse për ata me të cilët është i kënaqur që të ndërmjetësojnë dhe të ndërmjetësohet për ta. Dhe dihet me siguri se Allahu i Madhëruar është i kënaqur veçse me të sinqertët, që e kanë plotësuar dhe pastruar teuhidin, pra, njësimin e Tij në çdo aspekt.Ai është Allahu, Zoti juaj. Pra, adhurojeni Atë! -
Ky është Allahu, Zoti juaj. Ai është Allahu, i përshkruari me të gjitha cilësitë absolute si i vetmi i Adhuruar. Ai është Rabbukum - Zoti, Krijuesi, Kujdestari Rregulluesi i veprave tuaja. Si i tillë, Ai është i përshkruar me rububije-n e plotë, përmbledhëse e të gjitha cilësive absolute të veprave të Tij. Prandaj vetëm Atë adhurojeni si Një të vetëm, me të gjitha llojet e adhurimeve.A nuk po kujtoni? -
Kujtoni të gjitha ato fakte e argumente të shumta, që tregojnë se Ai është i vetmi që meriton t'i përkushtohen të gjitha adhurimet dhe lavdet (hamdet). Ai është Madhështori, Bujari i Gjithëmëshirshëm. Në ajetet e mësipërme, i Lartësuari përmendi se Ai është Sunduesi i gjithësisë dhe Kujdestari i çdo çështjeje në të. Është Ai që, me urtësinë, diturinë dhe mëshirën e Tij, ka vendosur ligjet e krijimit, të ekzistencës dhe të funksionimit të kësaj dynjaje. Është po Ai që ka vendosur edhe ligjet e Sheriatit dhe të fesë së Tij, përmes të cilave i mëson dhe urdhëron krijesat si ta adhurojnë Atë dhe të rregullojnë ligjet e jetës së tyre në këtë dynja. Qëllimi thelbësor i këtij ligji është që Allahu të jetë i vetmi i adhuruar nëpërmjet mënyrës që Ai e ka përcaktuar me anë të shpalljeve të Tij. Pasi përmendi këto çështje të rëndësishme, Allahu i Madhëruar tregon ligjin e shpërblimit, që, sigurisht, është veçse në dorën e Tij. Ai na kujton se do të na marrë në llogari dhe secilin do ta shpërblejë sipas veprave të kryera në këtë dynja. Ai thotë:Reth teuhidit Rububije Shejh Uthejmini thotë:
Përkufizimi i tij: Hue ifrâdull-llâhi Bil ħalķi uel mulki uet-tedbîriNjësimi i Allahut në aspektin e krijimit, pushtetit e mbretërimit, dhe të administrimit dhe pushtetit për të vepruar në gjithësi.Pyetje:
Çdo të thotë ifrâdull-llâhi bil ħalķ / Njëhsimi i Allahut në aspektin e krijimit?Përgjigje:
Të njësosh Allahun në aspektin e krijimit do të thotë: “Që njeriu të besojë në mënyrë të sigurt dhe të pa tundur se nuk ka Krijues tjetër të gjithçkaje veç Zotit”. Thotë i lartësuari: E lâ lehul ħalķu uel emru. Vetëm Atij i takon Krijimi dhe sundimi mbi gjithçka. El ea'rafPyetje:
Allahu i lartësuar thotë në Kur'an: “I madhëruar qoftë Allahu, Krijuesi më i mirë”. Gjithashtu profeti a.s duke na treguar për ndëshkimin e madh që i pret ata që pikturojnë (krijesa me shpirt) na njofton se në ditën e gjykimit Allahu i lartësuar u drejtohet atyre dhe u thotë: “Aĥjû ma ħaleķtum / jepini jetë asaj që krijuat. Në të dyja këto tekste mund të kuptohet se ka edhe krijues të tjerë veç Allahut. Si mund t’i përgjigjemi kësaj?Përgjigje:
Ky krijim për të cilin aludohet nuk është krijim i mirfilltë, i vërtetë. Krijim do të thotë të sjellësh në egzistencë diçka që nuk ka egzistuar. Pra krijimi për të cilin aludohet, nuk është sjellja në egzistencë e diçkaje pasi nuk egzistonte fare. Kjo është thjesht një transformim i diçkaje, nga një gjendje në një gjendje tjetër. Pastaj, gjithashtu mund të themi se ajo është e kufizuar dhe jo gjithpërfshirëse. Pra ajo aftësi është e kufizuar brenda mundësive të njeriut dhe e ngushtë brenda një rrethi caktuar. Pra edhe pse krijesat kanë një aftësi të tillë në “krijim”, kjo nuk bie ndesh me fjalën tonë dhe besimin në (Ifrâdull-llâhi bil ħalķ/ njësimin e Zotit në aspektin e krijimit).Pyetje:
Çdo të thotë ifrâdull-llâhi bil mulk / Njëhsimi i Allahut në aspektin e pushtetit dhe mbretërimit?Përgjigje:
Të njësosh Allahut në aspektin e pushtetit dhe mbretërimit dmth: “Që të besosh bindshëm dhe pa mëdyshje se krijesat i zotëron dhe sundon veçse Krijuesi i tyre. Thotë i lartësuari:Lil-lâhi mulkus-semâuâti uel erđi / vetëm i Allahut është pushteti, sundimi, pronësia e qiejve dhe e tokës.Thotë gjithashtu i madhëruari:Ķul men bi jedihî melekûtu kul-li shej’in Thuaj, në dorën e kujt është mbretërimi, sundimi, pronësia e gjithçkaje?Pyetje:
Në Kur'an përmenden cilësitë e besimtarëve dhe mes tyre përmenden: “......edhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime), me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar”. MuminunPërgjigje:
Ky sundim apo pronësi për të cilin aludohet është i kufizuar dhe i ngushtë. Ai përfshin veçse një pjesë të ngushtë prej këtyre krijesave. Njeriu ka pushtet dhe pronësi mbi pronën e tij, jo mbi pronën e të tjerëve. Gjithashtu mund të themi se kjo është një pronësi e cunguar, sepse njeriu nuk ka pushtet të pakufishëm mbi pronën e tij. Për këtë arsye ai nuk mund të veprojë në të, veçse konform asaj mase dhe brenda kufijve të vendosur nga sherijati. Kështu p.sh nëse do të donte që të digjte pasurinë e tij apo t’i japë mundim dhe ta rrahë kafshën e tij, kjo nuk i lejohet. Ndërsa Allahu i lartësuar ka pushtet, pronësi, sundim absolutisht të plotë dhe gjithpërfshirës në të gjitha aspektet.Pyetje:
Çdo të thotë ifrâdull-llâhi bit-tedbîr / njësimi i Allahut në aspektin e administrimit, rregullimit të çdo çështjeje?Përgjigje:
Të njësojmë Allahun në aspektin e administrimit, rregullimit të çdo çështjeje d.m.th. që të besojmë plotësisht dhe pa mëdyshje se këtë gjithësi nuk e administron dhe nuk vepron në të askush veç Allahut të lartësuar dhe të vetëm në pushtetin e Tij. Thotë i lartësuari : “Thuaj: “Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e nga Toka dhe kush e ka në dorë dëgjimin e shikimin tuaj? Kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli? Kush është Ai që rregullon çdo çështje?” Ata do të thonë: “Allahu”. Thuaj: “Atëherë, nuk keni frikë?”. JunusArgumenta llogjikë që tregojnë se Krijuesi është një.
Thotë i madhëruari: "Allahu nuk ka lindur kurrfarë biri (as nga melekët, e as nga njerëzit) dhe përveç Tij nuk ka ndonjë zot tjetër (që meriton adhurimin). (Po të kishte shumë zota) secili zot do të kishte marrë atë që kishte krijuar, dhe disa do të kishin mbisunduar mbi të tjerët. I lartë dhe i Dëlirë është Allahu nga shpifjet e tyre." MuminunReth teuhidit Uluhije Shejh Uthejmini thotë:
Përkufizimi i tij: Hue ifrâdull-llâhi bil ibâdeti / Ky është njëhsimi i Allahut të lartësuar në meritueshmërinë e adhurimit të Tij. Pra Ai që meriton të adhurohet është vetëm Allahu i lartësuar. Thotë Allahu i madhëruar. A nuk e sheh ti se është Allahu Ai që e fut natën te Dita dhe Ai që e fut Ditën te Nata (duke shkurtuar herë njërën e herë tjetrën) dhe është Ai që i ka nënshtruar Diellin e Hënën, që lëvizin sipas një afati të caktuar dhe se Allahu e di mirë gjithçka që ju bëni? Po, kështu, sepse Allahu është e Vërteta, dhe se çfarëdo tjetër që ata adhurojnë veç Tij është gënjeshtër dhe se Allahu - Ai është i Lartësuari, i Madhëruari." Lukman 29,
1 Et-teab-budu
2 El muteab-bed bihi.
El hamdu, el med'hu dhe el thenau.
Kemi tre terma që duhet ti kuptojmë mirë dhe të mësojmë ndryshimin dhe dallimin mes tyre. Ĥamdun, med’ĥun dhe thenâun. Allahu i madhëruar na ka urdhëruar që ta lavdërojmë Atë me dashuri madhërim e frikërrespekt sepse Ai e do veten e Tij. Nëse Ai nuk do ta donte veten e Tij nuk do të na kishte shpallur libra e as nuk do të dërgonte mes nesh Profetë e të dërguar. Fjala "El Hamdu lil-âhi rabil alemin" është gjurmë prej gjurmëve të dashurisë së Allahut përveten e Tij. Hamdi përmban med’ĥ lavdërim dhe diçka shtesë. Çdo ĥamd është med’ĥ por jo çdo med’ĥ është ĥamd. Me fjalë të tjera: med’ĥu (lavdërimi) i përzierë me dashuri përbën atë që quhet ĥamd. Nëse së bashku me med’ĥin (lëvdimin) nuk shprehim dashuri, atëherë nuk kemi të bëjmë me ĥamd. Pastaj, nëse ĥamdi përsëritet e përsëritet shumë, atëherë kemi të bëjmë me atë që quhet El thenâ përlëvdim. Këto janë dallimet mes ĥamd-it, med’ĥ-it dhe thenâ-it. E kundërta e med’ĥ-it lëvdimit është sharja, fyerja e cila tregon urrejtjen për të sharin. Çdo kush që e shan dhe e fyen dikë, e bën këtë sepse ai e urren atë, ashtu sikurse çdokush që e lëvdon dhe i thur ĥamde dikujt e bën këtë sepse e do atë. Dikush mund të bëjë med’ĥ, pra të lëvdojë dikë sa për sy e faqe, ose nga frika, por askush nuk mund të thuhet se bën ĥamd thurr lavde për dikë, pa pasur dashuri për atë. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme që duhet kuptuar mirë.