Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 33 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 33 nga 109 • Shqip


كَذَٰلِكَ حَقَّتْ كَلِمَتُ رَبِّكَ عَلَى الَّذِينَ فَسَقُوا أَنَّهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ 33
Përkthim:
Kështu u sendërtua (realizua) fjala e Zotit tënd, te ata që bënë çrregullime; se, me të vërtetë, ata nuk do të besojnë. Junus 10:33
Tefsiri:

Ky është vendimi i drejtë i Zotit tënd kundër të shfrenuarve. Ata kurrë nuk do të besojnë. -

Në argumentet e qarta dhe faktet madhështore që Zoti solli përmes shpalljeve dhe profetëve, ka shenja dhe mësime të mjaftueshme për të mençurit. Ata janë një kujtim i mjaftueshëm për ata që kanë devotshmëri, i druhen dënimit të Tij dhe nënshtrohen të adhurojnë Atë përmes ligjit e shpalljes së Tij. Në to ka udhëzim të qartë për të gjithë botën. Çdokush mund të gjejë udhën e drejtë dhe, nëse jeton sipas saj, Zoti do ta ndihmojë e do t’i dhurojë udhëzimin e plotë. Por atyre që shfrenohen dhe nuk nënshtrohen të jetojnë sipas udhëzimit të Tij, për ta është i pashmangshëm dënimi dhe humbja. Ata kurrë nuk kanë për të gjetur besimin, derisa të zbatojnë e pasojnë Shpalljen e Zotit. Vetëm kështu Ai do t'ua dhurojë besimin e udhëzimin e plotë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Junus • Ajet 32 E ardhshme Junus • Ajet 34