Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 38 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 38 nga 109 • Shqip


أَمْ يَقُولُونَ افْتَرَاهُ ۖ قُلْ فَأْتُوا بِسُورَةٍ مِثْلِهِ وَادْعُوا مَنِ اسْتَطَعْتُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ 38
Përkthim:
Ose ata thonë: “Ai (Muhammedi) e ka trilluar atë (Kur’anin)”. Thuaj: “E pra, silleni ju një sur të ngjashme dhe thirrni (në ndihmë) kë të doni, përpos Perëndisë, nëse jeni të drejtë”. Junus 10:38
Tefsiri:

Mos, vallë, po thonë se atë e trilloi ai? -

Mohuesit dhe mosbesimtarët inatçorë, të mbushur me urrejtje dhe armiqësi shpifin dhe thonë se Kur'ani është i trilluar nga Muhamedi. Drejtoju këtyre mashtruesve që shpifin dhe kërkojnë një argument, që do të nxjerë në pah mashtrimin e shpifjen e tyre nëse nuk e sjellin:Thuaju: “Sillni ju një sure të ngjashme me të dhe thërrisni në ndihmë kë të doni, veç Allahut, nëse jeni të sinqertë në atë që thoni!”! -

Nëse ju mund të sillni diçka të ngjashme me Kur'anin, atëherë pretendimi juaj qëndron. Në të kundërt, ju jeni mashtrues dhe refuzues të së vërtetës. Por, sigurisht, që është e pamundur që ata të bëjnë diçka të tillë. Nëse do të mundeshin, do ta kishin bërë atë dhe do të pretendonin se e kanë pushtetin për ta bërë diçka të tillë.
Shko te videoja e plotë e sures