Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 41 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 41 nga 109 • Shqip


وَإِنْ كَذَّبُوكَ فَقُلْ لِي عَمَلِي وَلَكُمْ عَمَلُكُمْ ۖ أَنْتُمْ بَرِيئُونَ مِمَّا أَعْمَلُ وَأَنَا بَرِيءٌ مِمَّا تَعْمَلُونَ 41
Përkthim:
Nëse ata të përgënjeshtrojnë ty, thuaju: “Për mua janë veprat e mia, e për ju – veprat tuaja, ju jeni larg prej veprave që punoj unë, e unë jam larg prej veprave që punoni ju. Junus 10:41
Tefsiri:
Nëse ata të mohojnë ty, thuaju: “Unë kam veprat e mia dhe ju keni veprat tuaja. Ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë e as unë për atë që bëni ju”. -

Edhe nëse ata të mohojnë, nuk të besojnë dhe nuk e pranojnë ftesën tënde, ti vazhdo me durim e urtësi në davet. Dije mirë dhe vazhdimisht kujtoje se ti nuk je përgjegjës për veprat dhe llogarinë e tyre. Çdokush do të shpërblehet dhe mbajë përgjegjësi për punën e vet. Kujtoju edhe atyre këtë fakt të pamohueshëm: "Ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë, e as unë për atë që bëni ju”. Ngjashëm me këtë ajet është edhe fjala e Allahut, kur thotë: "Kush bën mirë, bën mirë për veten e vet, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve !" [Fussilet 46]. Gjithashtu: "Kush bën vepra të mira, bën për vete, e kush bën keq, bën kundër vetes. Në fund, te Zoti juaj do të ktheheni!" [Xhathijeh 15].
Shko te videoja e plotë e sures