Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 49 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 49 nga 109 • Shqip


قُلْ لَا أَمْلِكُ لِنَفْسِي ضَرًّا وَلَا نَفْعًا إِلَّا مَا شَاءَ اللَّهُ ۗ لِكُلِّ أُمَّةٍ أَجَلٌ ۚ إِذَا جَاءَ أَجَلُهُمْ فَلَا يَسْتَأْخِرُونَ سَاعَةً ۖ وَلَا يَسْتَقْدِمُونَ 49
Përkthim:
Thuaj: “Unë nuk jam në gjendje t’i bëj vetes as dëm as dobi, përveç asaj që dëshiron Perëndia. Çdo popull ka afatin e vet; kur t’i vijë ai, nuk mund ta shtyejnë (ata), për asnjë çast, e as ta shpejtojnë. Junus 10:49
Tefsiri:
Thuaj: “Unë nuk mund t’i sjell vetes sime as dëm, as dobi, veç asaj që dëshiron Allahu”. Çdo popull ka afatin e vet. Kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta shtyjnë asnjë çast të vetëm dhe as ta përshpejtojnë. -

Llogaria dhe ndëshkimi i drejtë është në dorën e Allahut të vetëm e të pashoq në pushtetin dhe mbretërimin e Tij. Ai e lëshon ndëshkimin e Tij mbi ta kur të vijë koha e përcaktuar prej Tij. E gjitha kjo ndodh sipas urtësisë së Tij hyjnore. Kur të vijë ai çast, ata nuk kanë mundësi ta vonojnë e as ta përshpejtojnë. Le të kenë frikë kundërshtuesit, që me injorancën e tyre kërkojnë përshpejtimin e ndëshkimit. Ata po kërkojnë përshpejtimin e një ndëshkimi që, po filloi të zbresë, askush nuk mund ta pengojë dhe largojë nga populli zullumqar e kriminel.
Shko te videoja e plotë e sures