Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 59 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 59 nga 109 • Shqip


قُلْ أَرَأَيْتُمْ مَا أَنْزَلَ اللَّهُ لَكُمْ مِنْ رِزْقٍ فَجَعَلْتُمْ مِنْهُ حَرَامًا وَحَلَالًا قُلْ آللَّهُ أَذِنَ لَكُمْ ۖ أَمْ عَلَى اللَّهِ تَفْتَرُونَ 59
Përkthim:
Thuaj: “Çka mendoni ju për ushqimin, që ua ka zbritur Perëndia, e ju prej tij keni bërë diçka të ndaluar e diçka të lejuar?” Thuaj: “A ju ka lejuar Perëndia atë, apo po ia shpifni Perëndisë?” Junus 10:59
Tefsiri:
Thuaj: “A e shihni atë që Allahu e ka zbritur për ju si furnizim, ndërsa ju e konsideroni një pjesë të tij të ndaluar e një pjesë të lejuar?” -

Idhujtarët shpiknin ligje e betime të kota, përmes të cilave bënin të lejuar atë që Zoti e kishte ndaluar dhe bënin të ndaluar atë që Zoti e kishte lejuar. Duke qortuar dhe refuzuar këtë vepër të ulët dhe të dënueshme, Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “A e shihni atë që Allahu e ka zbritur për ju si furnizim, ndërsa ju e konsideroni një pjesë të tij të ndaluar e një pjesë të lejuar?” Pra, a i shihni kafshët të cilat Zoti jua bëri lejuara dhe të mira për ju? Kush është ai që trilloi dhe i bëri disa të lejuara dhe disa të ndaluara? Duke i qortuar dhe kërcënuar, i Madhëruari thotë:

Thuaj: “Vallë, Allahu ju dha leje për këtë apo ju shpifni rreth Allahut?” -

Por dihet mirë se Allahu kurrë nuk i ka lejuar ata për diçka të tillë. Prandaj kuptohet se ata kanë shpifur e trilluar gjëra, për të cilat do të japin llogari e do të mbajnë përgjegjësi.
Shko te videoja e plotë e sures