Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 69 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 69 nga 109 • Shqip


قُلْ إِنَّ الَّذِينَ يَفْتَرُونَ عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ لَا يُفْلِحُونَ 69
Përkthim:
Thuaj: “Me të vërtetë, ata që shpifin gënjeshtra për Perëndinë nuk do të shpëtojnë”. Junus 10:69
Tefsiri:
Thuaj: “Ata që trillojnë gënjeshtra për Allahun, nuk kanë për të gjetur shpëtim. Ata do të përjetojnë një kënaqësi të paktë në jetën e kësaj bote dhe pastaj vetëm tek Ne është kthimi i tyre. Ne do t’u japim të shijojnë dënimin më të ashpër, për shkak se nuk besojnë.”. -

Ata nuk kanë për të arritur qëllimet e tyre dhe planet e tyre të zeza kurrë nuk do të realizohen. Ata thjesht do të përjetojnë njëfarë kënaqësie në shfrenimin që u ofron mohimi i Zotit dhe shkelja e kufijve të Tij, në jetën e kësaj bote. Ato kënaqësi janë shumë të pakta dhe pastaj shumë shpejt ata do të nisin të vetmuar rrugën e vështirë drejt llogarisë e ndëshkimit të përjetshëm. Tek Zoti është kthimi i tyre dhe i rëndë është ndëshkimi që i pret, për shkak të kufrit të tyre. Allahu nuk u bën asnjë padrejtësi atyre, por ata i bëjnë padrejtësi vetvetes.
Shko te videoja e plotë e sures