Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Karia — Ajet 3 (Shqip) — Video

El-Karia • Ajet 3 nga 11 • Shqip


وَمَا أَدْرَاكَ مَا الْقَارِعَةُ 3
Përkthim:
Kush të tregon ty për Goditjen e tmerrshme? El-Karia 101:3
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Karia 101:1
“Gjëmimi i tmershëm” është një prej emrave të Ditës së Kijametit. Ajo do të jetë një ditë e tmerrshme për krijesat, prandaj dhe i Lartësuari, për të treguar rëndësinë dhe madhështinë e kësaj dite, thotë:(Ai është)

Gjëmimi i tmershëm. Çfarë është Gjëmimi i tmershëm? E ku mund ta dish ti se ç’është Gjëmimi i tmershëm? Ajo është dita kur njerëzit do bëhen si fluturat e shpërndara... -

Atë ditë, nga frika e madhe, njerëzit do të lëvizin si të ishin insekte të shpërndarë, valë-valë njëri mbi tjetrin. “El ferash”, siç thuhet në këtë ajet, janë fluturat e natës, të cilat lëvizin në mënyrë të çrregullt, duke u përplasur me njëra-tjetrën, pa ditur nga drejtohen. Nëse ndizet një zjarr, ato nxitojnë për tek ai, pa e ditur se çfarë i pret. E tillë do të jetë gjendja e njerëzve. Ndërsa për malet e larta dhe aq të forta, Allahu i Lartësuar thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Karia • Ajet 2 E ardhshme El-Karia • Ajet 4