Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Karia — Ajet 6 (Shqip) — Video

El-Karia • Ajet 6 nga 11 • Shqip


فَأَمَّا مَنْ ثَقُلَتْ مَوَازِينُهُ 6
Përkthim:
Atij (njeriut), veprat e mira të të cilit rëndojnë në peshojë El-Karia 101:6
Tefsiri:

Ai që do ta ketë të rëndë peshën e veprave të tij

(të mira), do të bëjë një jetë të kënaqshme. Ndërsa ai që do ta ketë të lehtë peshën e veprave të tij (të mira),do të qëndrojë përgjithmonë në Humnerë

(Hauijeh). - Atyre që do t’u peshojnë më shumë veprat e mira se veprat e këqija, atyre do t’u jepet një jetë e kënaqshme dhe e pasosur në Xhenet. Ndërsa për ata të cilët nuk do të kenë aq vepra të mira sa të fshijnë veprat e këqija, do të jetë Zjarri vendqëndrimi i tyre, një nga emrat e të cilit është edhe Hauije. Zjarri do të jetë i përhershëm për ta, sepse kurrë nuk kanë për t’u larguar nga ai vend. Disa kanë thënë se kuptimi i këtij ajeti është: “Ata do të hidhen me kokë poshtë në Zjarr.”
Shko te videoja e plotë e sures