Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Tekasur — Ajet 7 (Shqip) — Video

Et-Tekasur • Ajet 7 nga 8 • Shqip


ثُمَّ لَتَرَوُنَّهَا عَيْنَ الْيَقِينِ 7
Përkthim:
E, (madje) edhe një herë, me të vërtetë, do ta shihni skëterrën konkretisht (qartë)! Et-Tekasur 102:7
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Et-Tekasur 102:6

Keni për ta parë Xhehenemin. Keni për ta parë me sytë tuaj dhe do të bindeni plotësisht për të. -

Kuptimi: Është absolutisht e sigurt që ju do ta përjetoni Kijametin dhe do ta shihni Zjarrin e ndezur fort, të cilën Allahu i Lartësuar e ka përgatitur për qafirët. Ju do ta shihni Zjarrin me sytë tuaj dhe atëherë nuk do të keni asnjë dyshim për ndëshkimin që i pret jobesimtarët. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Keqbërësit do ta shohin zjarrin dhe do të binden se do të hidhen në të dhe se nuk do të gjejnë shtegdalje prej tij.” [Kehf 53].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Tekasur • Ajet 6 E ardhshme Et-Tekasur • Ajet 8