Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Humeze — Ajet 3 (Shqip) — Video

El-Humeze • Ajet 3 nga 9 • Shqip


يَحْسَبُ أَنَّ مَالَهُ أَخْلَدَهُ 3
Përkthim:
dhe mendon që ajo pasuri e tij, do ta bëjë të pavdekshëm! El-Humeze 104:3
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Humeze 104:2

...i cili ka mbledhur pasuri dhe e ruan

(me kopraci)

atë. Ai mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm. -

Prej cilësive të këtyre njerëzve është edhe lakmia e madhe për grumbullimin e pasurisë. I vetmi qëllim dhe shqetësim i tyre është mbledhja e pasurisë, ruajtja e saj që të mos pakësohet dhe mburrja me të. Ata nuk mendojnë asnjëherë që ta shpenzojnë atë për bamirësi, për mbajtjen e lidhjeve farefisnore etj. Nga injoranca e tyre, ata mendojnë se pasuria do t’i bëjë të përjetshëm në shijimin e mirësive të kësaj dynjaje. Për këtë arsye, të gjithë mundin dhe aftësitë e tyre i shpenzojnë për të grumbulluar dhe ruajtur pasurinë. Ata shpresojnë se pasuria do të zgjasë edhe jetën e tyre, por nuk e dinë të mjerët se koprracia e shkurton jetën dhe i pakëson begatitë e saj, si edhe i shkatërron popujt.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Humeze • Ajet 2 E ardhshme El-Humeze • Ajet 4