Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Fil — Ajet 2 (Shqip) — Video

El-Fil • Ajet 2 nga 5 • Shqip


أَلَمْ يَجْعَلْ كَيْدَهُمْ فِي تَضْلِيلٍ 2
Përkthim:
A nuk ju shkuankot dinakëritë e tyre, El-Fil 105:2
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Fil 105:1

A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me ushtrinë e Elefantit? A nuk e shkatërroi përpjekjen e tyre

(për shkatërrimin e Qabes)? - A nuk sheh në këtë ngjarje të jashtëzakonshme pushtetin madhështor të Allahut, mëshirën e Tij gjerë për adhuruesit e Tij, argumentet e njëshmërisë së Tij në meritën e adhurimit dhe fakte që tregojnë vërtetësinë e të zgjedhurit të Tij, Muhamedit (a.s.)? Kujto se çfarë bëri Zoti yt me ushtrinë e Elefantit, të cilët kishin synim të shkatërronim Shtëpinë e Tij! Ata përgatitën një ushtri të madhe, duke marrë edhe elefantë të mëdhenj, për ta shkatërruar atë. Ajo ishte një ushtri e jashtëzakonshme, me luftëtarë të mbledhur nga Abisinia dhe Jemeni, para së cilës arabët ishin të pafuqishëm. Banorët e Mekës dolën nga qyteti dhe u larguan për t’i shpëtuar kësaj ushtrie. Ndërsa Allahu i Madhëruar dërgoi kundër tyre një prej ushtrive të Tij të shumta, që vetëm Ai i di.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Fil • Ajet 1 E ardhshme El-Fil • Ajet 3