Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kafirun — Ajet 3 (Shqip) — Video

El-Kafirun • Ajet 3 nga 6 • Shqip


وَلَا أَنْتُمْ عَابِدُونَ مَا أَعْبُدُ 3
Përkthim:
e as ju nuk do ta adhuroni Atë që po e adhuroj unë; El-Kafirun 109:3
Tefsiri:

“As ju nuk adhuroni Atë që unë e adhuroj.” -

Kuptimi: Ju nuk jeni adhurues të Atij që unë adhuroj, sepse veprave tuaja u mungon sinqeriteti. Ato pak vepra që ju kryeni dhe që janë të përziera me idhujtari nuk meritojnë të quhen adhurime, dhe si të tilla nuk janë të pranueshme nga Allahu i Lartësuar. Që një vepër të jetë e pranuar si “adhurim” tek Allahu, ajo duhet të plotësojë dy kushte: të jetë e sinqertë vetëm për Allahun, larg çdo lloj shirk-u, dhe të jetë sipas porosive të Allahut të Lartësuar dhe traditës së Profetit të Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kafirun • Ajet 2 E ardhshme El-Kafirun • Ajet 4