Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kafirun — Ajet 6 (Shqip) — Video

El-Kafirun • Ajet 6 nga 6 • Shqip


لَكُمْ دِينُكُمْ وَلِيَ دِينِ 6
Përkthim:
Ju keni besimin tuaj, e unë kam besimin tim!” El-Kafirun 109:6
Tefsiri:

“Ju keni fenë tuaj dhe unë kam fenë time."-

Secili grup do të ndjekë rrugën e vet, ashtu siç i shkon për shtat, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Thuaj: “Secili vepron sipas rrugës së vet por Zoti juaj e di më së miri kush është në rrugën më të drejtë.”. [Isra, 84]. Ose: “Ka prej tyre që e besojnë atë, ashtu siç ka prej tyre që nuk e besojnë. Zoti yt i di më mirë ata që përhapin shkatërrimin. Nëse ata të mohojnë ty, thuaju: “Unë kam veprat e mia dhe ju keni veprat tuaja. Ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë e as unë për atë që bëni ju”. [Junus 40, 41].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kafirun • Ajet 5 E ardhshme En-Nasr • Ajet 1