Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 10 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 10 nga 123 • Shqip


وَلَئِنْ أَذَقْنَاهُ نَعْمَاءَ بَعْدَ ضَرَّاءَ مَسَّتْهُ لَيَقُولَنَّ ذَهَبَ السَّيِّئَاتُ عَنِّي ۚ إِنَّهُ لَفَرِحٌ فَخُورٌ 10
Përkthim:
E kur pas fatkeqësisë që e ka goditur atë, Na t’i japim atij dhunti, ai me siguri do të thotë: “Mëkatet e mia janë larguar nga unë!” Me të vërtetë, ai është (njeri tepër) i gëzueshëm dhe mendjemadh, Hud 11:10
Tefsiri:
Por kur Ne i dhurojmë atij të mira, pasi një e keqe e ka goditur, ai thotë: “Kaluan të këqijat prej meje.”. Vërtet, ai gëzohet tej mase dhe bëhet mendjemadh. -

Edhe pas sprovave e fatkeqësive, kur i Madhëruari i dhuron mirësi e begati nga mëshira e Tij e madhe, njeriu, i shquar për injorancën dhe padrejtësinë e tij të thellë, tregohet menjëherë fodull. Duke pretenduar se kjo mirësi do të vazhdojë gjithmonë për të, ai thotë: “Kaluan të këqijat prej meje.” Ky lloj njeriu është ashtu sikurse e ka përshkruar Zoti i Lartësuar: “feriĥun feħûr”, domethënë, i tillë që e sheh të gëzohet për ato gjëra që i shkojnë sipas dëshirave të veta dhe u lëvdohet padrejtësisht krijesave të Zotit për mirësitë që, pa dyshim, janë thjesht të dhuruara nga i Urti. Në këtë mënyrë, njeriu tregohet i vetëkënaqur, i vrazhdë dhe mendjemadh ndaj krijesave. Por, i mjeri, nuk e kupton se kjo është mangësia dhe defekti më i madh, të cilin ai nuk ka sy ta shohë. E tillë është në përgjithësi natyra e njeriut, përveç atyre që i Madhëruari i udhëzon dhe i shpëton nga këto cilësi të ulëta:
Shko te videoja e plotë e sures