Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 104 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 104 nga 123 • Shqip


وَمَا نُؤَخِّرُهُ إِلَّا لِأَجَلٍ مَعْدُودٍ 104
Përkthim:
Dhe Ne e shtyjmë atë vetëm gjer në afatin e caktuar. Hud 11:104
Tefsiri:

Ne nuk po e vonojmë atë, përveçse deri në afatin e caktuar. -

Kijameti do të ndodhë atëherë kur të përfundojë afati i kësaj dynjaje dhe Allahu i Lartësuar të këtë përfunduar gjithçka që ka lidhje me krijesat dhe krijimin e Tij. Allahu i Madhëruar do t’i tubojë të gjithë për të përjetuar atë që quhet Dita e Fundit. Atë ditë, mbi të gjitha krijesat do të zbatohet norma e shpërblimit të Zotit të Lartësuar. Ashtu sikurse në dynja zbatohen të gjitha ligjet e Zotit të Lartësuar që kanë lidhje me krijimin dhe funksionimin e kësaj bote, si edhe dispozitat e Sheriatit të Tij, po ashtu në Ditën e Kijametit do të zbatohen ligjet e Tij të shpërblimit, që bazohen te drejtësia, urtësia dhe bamirësia absolute e Zotit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 103 E ardhshme Hud • Ajet 105