Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 118 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 118 nga 123 • Shqip


وَلَوْ شَاءَ رَبُّكَ لَجَعَلَ النَّاسَ أُمَّةً وَاحِدَةً ۖ وَلَا يَزَالُونَ مُخْتَلِفِينَ 118
Përkthim:
E, sikur të kishte dashur Zoti yt, të gjithë njerëzit do t’i bënte njerëz të një feje. Por, ata edhe më tej janë në kundërshtim mendimesh. Hud 11:118
Tefsiri:

Sikur të dëshironte Zoti yt, do ta bënte njerëzinë të një feje, por ata do të jenë vazhdimisht duke kundërshtuar,... -

Allahu i Lartësuar na tregon se, po të dëshironte, do t’i bënte njerëzit të gjithë të një feje, pra, të fesë Islame. Askush nuk do të mund ta ndryshonte dëshirën e Tij dhe nuk do të mund t’i dilte Atij përpara, nëse Ai do ta dëshironte një gjë të tillë. Por urtësia e Tij e deshi që njerëzit të jenë vazhdimisht në kundërshtim me njëri-tjetrin dhe me rrugën e drejtë, të cilën Ai e përcaktoi. Njerëzit do të ndjekin vazhdimisht dëshirat e tyre dhe rrugët që të çojnë në Zjarr. Secili grup do të pretendojë se e vërteta është me të, ndërsa e pavërteta është ajo që thonë të tjerët, sepse ata ndjekin dëshirat e tyre dhe nuk ndjekin udhëzimin e Allahut. Këtu përjashtohen vetëm ata që Zoti ka thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 117 E ardhshme Hud • Ajet 119