Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 121 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 121 nga 123 • Shqip


وَقُلْ لِلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ اعْمَلُوا عَلَىٰ مَكَانَتِكُمْ إِنَّا عَامِلُونَ 121
Përkthim:
Dhe thauju atyre që nuk besojnë: “Punoni ju si të mundeni, edhe ne do të punojmë; Hud 11:121
Tefsiri:

Thuaju atyre që nuk besojnë: “Bëni çfarë të mundeni në tuajën, se edhe ne do të bëjmë tonën.” -

Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin (a.s.) që t’u thotë atyre të cilët nuk besojnë, edhe pse atyre u kanë ardhur shumë argumente dhe shenja për vërtetësinë e kësaj Shpalljeje: “Bëni çfarë të mundeni në tuajën, se edhe ne do të bëjmë tonën.”. Domethënë, punoni sipas asaj që ju besoni, sepse edhe ne do të punojmë sipas asaj që na urdhëron Zoti ynë. Vazhdoni të prisni atë që na pret ne, se dhe ne do të vazhdojmë të presim atë që do të ngjajë me ju. Allahu i Lartësuar ka bërë dallimin mes dy grupeve dhe u tregon besimtarëve të Tij të sinqertë ndëshkimin e të këqijve dhe shpërblimin e të mirëve. Allahu i Lartësuar i ndihmon besimtarët e Tij të sinqertë dhe u jep sukses atyre që në këtë jetë. Ndërsa jobesimtarët i ndëshkon dhe ata vazhdojnë të jenë të çoroditur në mosbesimin e tyre. Secili do ta marrë shpërblimin të plotë Ditën e Gjykimit, kur të dalë para Allahut të Lartësuar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 120 E ardhshme Hud • Ajet 122