Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 16 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 16 nga 123 • Shqip


أُولَٰئِكَ الَّذِينَ لَيْسَ لَهُمْ فِي الْآخِرَةِ إِلَّا النَّارُ ۖ وَحَبِطَ مَا صَنَعُوا فِيهَا وَبَاطِلٌ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ 16
Përkthim:
Këta janë ata, që në botën tjetër nuk do të kenë kurrgjë, përveç zjarrit. Do t’u shëmbet çdo gjë që kanë punuar në të (këtë botë) dhe do t’u humbet ajo që kanë punuar. Hud 11:16
Tefsiri:

Këta janë ata për të cilët në jetën tjetër s'ka asgjë tjetër veç Zjarrit. -

Ata do të jenë të përjetshëm në zjarrin e Xhehenemit. Dhimbja dhe dënimi i tyre nuk kanë për të pushuar kurrë dhe as nuk kanë për t'iu pakësuar. Ata janë të privuar nga shpërblimet dhe kënaqësitë e përjetshme pranë Zotit.

Veprat e tyre në të u shkatërruan, ndërsa punët e tyre u asgjësuan. -

Çdo vepër dhe përpjekje e tyre për të kundërshtuar, luftuar dhe shuar të vërtetën dhe pasuesit e saj ka dështuar. Gjithashtu, u janë asgjësuar edhe ato pak vepra të mira, të cilave u mungonte baza kryesore për t'u marrë në konsideratë nga Zoti: imani i saktë dhe dituria e vërtetë. Ky është dëshpërimi i të mjerëve.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 15 E ardhshme Hud • Ajet 17