Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 2 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 2 nga 123 • Shqip


أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا اللَّهَ ۚ إِنَّنِي لَكُمْ مِنْهُ نَذِيرٌ وَبَشِيرٌ 2
Përkthim:
Adhuronie vetëm Perëndinë, unë jam për ju nga Ai, paralajmërues dhe sihariques, - Hud 11:2
Tefsiri:
... (Ai u shpall)

që të mos adhuroni asgjë tjetër përveç Allahut. -

E shpalli që adhurimet t’i kushtohen vetëm Allahut, si Një, i Vetëm dhe i Pashoq. E zbriti që robërit të mos adhurojnë asgjë tjetër veç Allahut të Madhëruar.

Dijeni mirë se unë jam i dërguar prej Tij për t'ju qortuar e përgëzuar... -

Kuptimi: O njerëz, mësojeni dhe jini të bindur se unë jam i dërguari i Zotit tek ju si nedhir – qortues dhe beshir - përgëzues. Jam qortues për ata që marrin guximin të kundërshtojnë e të bëjnë gjynahe, duke i paralajmëruar për ndëshkimin e madh në dynja dhe në ahiret. Nga ana tjetër, për ata që pendohen e dorëzohen, që e adhurojnë Zotin e tyre si Një e të Vetëm, me sinqeritet dhe sipas porosive të Tij, unë jam përgëzues, duke u treguar shpërblimin e madh në dynja dhe ahiret.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 1 E ardhshme Hud • Ajet 3