Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 23 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 23 nga 123 • Shqip


إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَأَخْبَتُوا إِلَىٰ رَبِّهِمْ أُولَٰئِكَ أَصْحَابُ الْجَنَّةِ ۖ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ 23
Përkthim:
Me të vërtetë, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira dhe përulen te Zoti i tyre, këta janë banorë të xhennetit, në të cilin do të qëndojnë përherë. Hud 11:23
Tefsiri:

Ata të cilët besojnë, bëjnë vepra të mira dhe i përulen Zotit të tyre... -

Allahu i Madhëruar i përshkruan këta fatlumë me disa cilësi. Së pari, ata besojnë me zemrat e tyre, duke pohuar e pranuar çdo gjë që Allahu i Lartësuar ka urdhëruar, qofshin parime themelore të fesë, rregulla apo ligje të saj. Së dyti, ata bëjnë punë të mira, qofshin këto me zemër, fjalë apo gjymtyrë. Së treti, i frikësohen Zotit duke iu nënshtruar me bindje e përkushtim, por edhe me pendim të sinqertë e kthim tek Ai. Ata kthehen vazhdimisht tek Allahu, plot dashuri për Të, plot shpresë për shpërblimin e Tij dhe, sigurisht, me frikë e drojë nga ndëshkimi i Tij.

...- ata do të jenë banorë të Xhenetit përjetë. -

Ata që janë stolisur me të tilla cilësi do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është premtimi i Bujarit të Gjithëmëshirshëm, sepse ata nuk lënë asnjë të mirë pa e bërë, për ta arritur këtë shpërblim dhe nuk lënë shteg devotshmërie pa garuar në të.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 22 E ardhshme Hud • Ajet 24