Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 26 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 26 nga 123 • Shqip


أَنْ لَا تَعْبُدُوا إِلَّا اللَّهَ ۖ إِنِّي أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ أَلِيمٍ 26
Përkthim:
Adhuronie vetëm Perëndinë. Unë për ju i druaj dënimit të (një) Ditës së dhëmbshme”. Hud 11:26
Tefsiri:

“...Që të mos adhuroni asnjë tjetër veç Allahut. Unë kam frikë për ju dënimin e një dite të dhembshme.” -

Të gjitha adhurimet t'ia kushtoni veçse Allahut. Ta adhuroni Atë me sinqeritet dhe të motivuar vetëm nga dashuria për Të, nga shpresa për shpërblimin e Tij dhe nga frikërespekti e madhërimi i Tij. Ajo që ju kërkohet është përkushtim i plotë në adhurimin e Allahut si Një e i Vetëm dhe distancimi nga çdo gjë që adhurohet veç Tij. Nëse ju nuk i përmbaheni këtij kushti, atëherë unë kam frikë se do t'ju godasë ndëshkimi i një dite të dhembshme.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 25 E ardhshme Hud • Ajet 27