Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 34 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 34 nga 123 • Shqip


وَلَا يَنْفَعُكُمْ نُصْحِي إِنْ أَرَدْتُ أَنْ أَنْصَحَ لَكُمْ إِنْ كَانَ اللَّهُ يُرِيدُ أَنْ يُغْوِيَكُمْ ۚ هُوَ رَبُّكُمْ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ 34
Përkthim:
Këshilla ime, nuk do t’ju bëjë dobi, edhe sikur të doja t’ju këshillojë – nëse Perëndia don t’ju shkatërrojë. Ai është Zoti juaj dhe ju tek Ai do të ktheheni”. Hud 11:34
Tefsiri:

“Këshilla ime nuk ka për t'ju bërë dobi, edhe pse dua shumë t’ju këshilloj, nëse Allahu dëshiron t’ju lërë në humbje.” -

Kuptojeni mirë se udhëzimi është tërësisht në dorën e Allahut. Nëse Ai, për shkak të refuzimit tuaj të padrejtë të së vërtetës, dëshiron t'ju lërë në humbje, përpjekjet e mia për t'ju këshilluar e qortuar nuk kanë për të sjellë ndonjë dobi. Edhe sikur të përdorja format më të fuqishme të këshillës, - që në fakt ai e bëri, - kjo nuk do t'ju sillte asnjë dobi. Dijeni, o të mjerë, se:

“Ai është Zoti juaj dhe vetëm tek Ai ju do të ktheheni.” -

Ai është Krijuesi juaj dhe vepron me ju ashtu si dëshiron, me urtësinë dhe drejtësinë e Tij. Asnjëherë mos e harroni se ju do të ktheheni tek Ai, i Cili do t'ju shpërblejë sipas veprave tuaja. Prandaj nxitoni të pranoni ftesën e Zotit dhe të jetoni sipas saj, para se të jetë shumë vonë!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 33 E ardhshme Hud • Ajet 35