Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 38 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 38 nga 123 • Shqip


وَيَصْنَعُ الْفُلْكَ وَكُلَّمَا مَرَّ عَلَيْهِ مَلَأٌ مِنْ قَوْمِهِ سَخِرُوا مِنْهُ ۚ قَالَ إِنْ تَسْخَرُوا مِنَّا فَإِنَّا نَسْخَرُ مِنْكُمْ كَمَا تَسْخَرُونَ 38
Përkthim:
Dhe ndërtonte anijen. Dhe sa herë që kalonin pranë tij paria e popullit të tij, e përqeshnin atë. (Nuhi) tha: “Nëse ju talleni me ne, edhe na do të tallemi me ju, ashtu si talleni ju, Hud 11:38
Tefsiri:

Ai nisi të ndërtonte Anijen! Sa herë që kalonte pranë tij, paria e popullit të tij e përqeshte. -

Kur kalonte pranë profetit Nuh dhe e shihnin çfarë po ndërtonte, populli tallej me të. Por ai u përgjigjej:Ai u thoshte: “Nëse ju talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç po talleni ju. Por shpejt do ta mësoni se kë do të zërë dënimi poshtërues dhe mbi kë do të bjerë dënimi i përhershëm.” -

Atëherë do ta marrim vesh se kush do të befasohet nga ndëshkimi: ne apo ju. Dhe, vërtet, ata e përjetuan me dhimbje e tmerr ndëshkimin, kur i përfshiu me ashpërsinë e tij.
Shko te videoja e plotë e sures