Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 5 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 5 nga 123 • Shqip


أَلَا إِنَّهُمْ يَثْنُونَ صُدُورَهُمْ لِيَسْتَخْفُوا مِنْهُ ۚ أَلَا حِينَ يَسْتَغْشُونَ ثِيَابَهُمْ يَعْلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعْلِنُونَ ۚ إِنَّهُ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ 5
Përkthim:
Ah! me të vërtetë, ata mbulojnë krahërorin e tyre, që të fshihen nga Ai. Ah! por edhe kur të mbulohen në petkat e tyre, Ai di se çka fshehin ata dhe çka shfaqin, - Ai, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm se ç’ka në zemra (të çdokujt). Hud 11:5
Tefsiri:

Shih si përpiqen ta mbulojnë çfarë mbajnë në kraharor, si për t’u fshehur nga Ai! -

Allahu i Lartësuar na tregon rreth injorancës dhe humbjes së idhujtarëve. Ata pandehin se mund t’i ruhen shikimit të Allahut dhe dijes së Tij absolute duke fshehur në gjoks ligësitë e tyre. Por i Madhëruari, duke i diskredituar, u thotë:

Le ta dinë se edhe kur mbulohen me rroba, Ai e di se çfarë fshehin dhe çfarë shfaqin. -

Edhe kur ata mbulohen me rroba, i Madhëruari e di mirë gjendjen e tyre. Asgjë nuk mund t’i fshihet vështrimit dhe mbikëqyrjes së Tij. Allahu i sheh qartë dhe i di hollësisht çfarë mbani fshehur në vete dhe çfarë shfaqni haptas. Ai i di veprat dhe fjalët që i kryeni fshehtas dhe ato që i bëni haptas. Ky është Zoti juaj, i Cili thotë:

Sepse Ai e di mirë çfarë fshihet në gjoks. -

Ai është i Gjithëditur për qëllimet që keni në zemër, për vesveset e shumta e për çdo shkëndijë mendimi, që nuk e keni folur me asnjë. Atëherë, ç’pandehni, o të mjerë, se mund t’i fshiheni diturisë dhe shikimit të Zotit me këto veprime qesharake dhe fatkeqe?! Ky ishte një kuptim i ajetit. Por fraza: “jethnûne ŝudûrahum” mund të ketë edhe kuptimin që: ata shmangen nga i Dërguari, që të mos e dëgjojnë ftesën dhe këshillat e tij për rrugën e drejtë. A ka devijim më të qartë sesa ky?! Pastaj i Madhëruari u kujton atyre diturinë e Tij gjithëpërfshirëse, duke i kërcënuar se do t’i ndëshkojë për kundërshtimin, që kurrsesi nuk mund t'i fshihet shikimit dhe diturisë së Tij absolute.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 4 E ardhshme Hud • Ajet 6