Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 51 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 51 nga 123 • Shqip


يَا قَوْمِ لَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ أَجْرًا ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَى الَّذِي فَطَرَنِي ۚ أَفَلَا تَعْقِلُونَ 51
Përkthim:
O populli im! Unë nuk kërkoj nga ju shpërblim për këtë. Mua më shpërblen vetëm Ai që më ka krijuar! A nuk po mendoni?! Hud 11:51
Tefsiri:

O populli im! Unë nuk po kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për këtë

(mesazh)

. Shpërblimi im vjen vetëm prej Atij që më krijoi. -

Unë nuk po ju kërkoj të më jepni pasurinë pasi t’i bindeni thirrjes sime. Kështu, ju nuk mund të thoni: Ti po na fton në këtë fe, me qëllim që të përfitosh nga pasuria jonë. Unë po ju mësoj pa pasur asnjë lloj interesi vetjak. Unë nuk kërkoj shpërblim prej jush, sepse: “Shpërblimi im vjen vetëm prej Atij që më krijoi.”

A nuk e kuptoni këtë?! -

A nuk logjikoni dhe ta analizoni me kujdes se për çfarë ju ftoj? Nëse vërtet mendoni thellë, patjetër do ta pranoni ftesën. Kështu do të ndodhë, sepse nuk ka asnjë pengesë logjike për ta pranuar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 50 E ardhshme Hud • Ajet 52