Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 56 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 56 nga 123 • Shqip


إِنِّي تَوَكَّلْتُ عَلَى اللَّهِ رَبِّي وَرَبِّكُمْ ۚ مَا مِنْ دَابَّةٍ إِلَّا هُوَ آخِذٌ بِنَاصِيَتِهَا ۚ إِنَّ رَبِّي عَلَىٰ صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ 56
Përkthim:
Unë mbështetem te Perëndia, Zoti im dhe Zoti juaj. S’ka asnjë gjallesë që të mos jetë nën pushtetin e Tij. Me të vërtetë, Zoti im është në rrugë të drejtë. Hud 11:56
Tefsiri:

“Unë i jam mbështetur Allahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj.” -

Në të gjitha çështjet e mia unë i jam mbështetur Allahut, sepse Ai është Krijuesi i të gjithëve dhe Sunduesi i çdo gjëje. Është Allahu që përkujdeset dhe rregullon çështjet e të gjitha krijesave. Edhe ju nuk dilni jashtë sundimit dhe mbretërimit të Tij.

“Nuk ka asnjë nga gjallesat, që Ai të mos e ketë nën sundim.” -

Asgjë nuk mund të lëvizë apo të qëndrojë në prehje pa lejen e Tij. Mësojeni, o të mjerë, se nëse mblidheni e organizoheni të gjithë, pa përjashtim, për të më dëmtuar me diçka që Zoti nuk e lejon të ndodhë, kurrë nuk keni për ta realizuar. Por edhe nëse Ai ju lejon ta bëni diçka të tillë, dijeni se do të ndodhë me urtësinë e Tij absolute, nga e cila ju kurrë nuk mund të dilni.

“Vërtet Zoti im është i Drejtë.” -

Zoti im është i Drejtë, i Mirë dhe i Urtë. Ai është i Lavdëruar për çdo përcaktim në ekzistencë. I drejtë e i urtë është ligji i krijimit dhe i funksionimit të ekzistencës, ashtu siç është edhe ligji që Ai e dëshiron që ne ta zbatojmë e jetojmë sipas tij. I drejtë e me urtësi është edhe ligji i Tij i shpërblimit e i ndëshkimit. Veprat e Zotit janë të mrekullueshme dhe kurrë nuk dalin nga drejtësia dhe urtësia, prandaj Ai është i lavdëruar për të gjitha këto. Ai meriton të madhërohet e t'i shprehet mirënjohja duke e adhuruar si Një të vetëm.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 55 E ardhshme Hud • Ajet 57