Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 58 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 58 nga 123 • Shqip


وَلَمَّا جَاءَ أَمْرُنَا نَجَّيْنَا هُودًا وَالَّذِينَ آمَنُوا مَعَهُ بِرَحْمَةٍ مِنَّا وَنَجَّيْنَاهُمْ مِنْ عَذَابٍ غَلِيظٍ 58
Përkthim:
Kur erdhi urdhëri Ynë (dënimi), Na, me mëshirën Tonë e shpëtuam Hudin bashkë me besimtarët e tij. I shpëtuam ata nga dënimi i rëndë. Hud 11:58
Tefsiri:
Kur erdhi caktimi Ynë, atëherë, me mëshirën Tonë, Ne shpëtuam Hudin, e së bashku me të, edhe ata që kishin besuar. Ne i shpëtuam ata prej një ndëshkimi të ashpër. -

Ata shpëtuan nga ndëshkimi i rëndë që goditi popullin e tyre. Aq i rëndë ishte ai ndëshkim, saqë pas tij dukeshin vetëm gërmadhat e vendbanimeve të tyre.
Shko te videoja e plotë e sures