Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 66 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 66 nga 123 • Shqip


فَلَمَّا جَاءَ أَمْرُنَا نَجَّيْنَا صَالِحًا وَالَّذِينَ آمَنُوا مَعَهُ بِرَحْمَةٍ مِنَّا وَمِنْ خِزْيِ يَوْمِئِذٍ ۗ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ الْقَوِيُّ الْعَزِيزُ 66
Përkthim:
E, kur erdhi urdhëri Ynë (dënimi), Na e shpëtuam Salihun bashkë me besimtarët e tij – me mëshirën Tonë, dhe (i shpëtuam ata) nga poshtërimi i asaj dite. Me të vërtetë, Zoti yt është i fortë dhe i Plotëfuqishëm; Hud 11:66
Tefsiri:

Kur erdhi urdhri Ynë

(për ndëshkim)

, me mëshirën Tonë, Ne e shpëtuam Salihun dhe ata që besuan nga poshtërimi i asaj dite. -

Kur zbriti caktimi Ynë për ndëshkim, Ne shpëtuam Profetin dhe besimtarët. Me mëshirën Tonë, Ne i ruajtëm ata nga ndëshkimi, poshtërimi e turpi i asaj dite të frikshme.

Zoti yt - Ai është i Fuqishmi, Ngadhënjimtari. -

Tregues i fuqisë dhe krenarisë së Allahut është edhe shkatërrimi i popujve të shfrenuar, që shkelën kufijtë, por edhe shpëtimi i profetëve dhe pasuesve të tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 65 E ardhshme Hud • Ajet 67