Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 68 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 68 nga 123 • Shqip


كَأَنْ لَمْ يَغْنَوْا فِيهَا ۗ أَلَا إِنَّ ثَمُودَ كَفَرُوا رَبَّهُمْ ۗ أَلَا بُعْدًا لِثَمُودَ 68
Përkthim:
thuajse, nuk kanë ekzistuar kurrë në të. Me të vërtetë, Themudi mohuan Zotin e tyre. Qe pra, le të jetë larg (nga mëshira e Zotit) Themudi! Hud 11:68
Tefsiri:

...Sikur të mos kishin jetuar kurrë në to. -

Pas ndëshkimit, ata dukeshin sikur nuk kishin ekzistuar fare në ato fortesa që kishin ngritur. A thua se nuk kishin përjetuar në ato vendbanime asnjë kënaqësi dhe lumturi dhe kurrë nuk kishin jetuar në prehje e paqe. Mirësia i braktisi ata tërësisht, për të mbetur të harruar e të poshtëruar në ndëshkimin e përjetshëm. Në fakt, ata dukeshin sikur kishin qenë përjetësisht të ndëshkuar.

Themudët e mohuan Zotin e tyre. Qofshin të larguar

(nga mëshira e Allahut)

Themudët! -

Ata nuk pranuan të besonin dhe jetonin sipas besimit të drejtë, edhe pse u erdhën argumente të shumta, që provonin të vërtetën e Zotit. Për këtë arsye, ata e merituan mallkimin për të qenë larg mëshirës së Zotit. Sa popull i mjerë dhe i poshtëruar! Allahut i kërkojmë mbrojtje dhe strehim, që të na ruajë nga ndëshkimi dhe poshtërimi në dynja e në ahiret.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 67 E ardhshme Hud • Ajet 69