Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 70 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 70 nga 123 • Shqip


فَلَمَّا رَأَىٰ أَيْدِيَهُمْ لَا تَصِلُ إِلَيْهِ نَكِرَهُمْ وَأَوْجَسَ مِنْهُمْ خِيفَةً ۚ قَالُوا لَا تَخَفْ إِنَّا أُرْسِلْنَا إِلَىٰ قَوْمِ لُوطٍ 70
Përkthim:
Kur pa (Ibrahimi) se duart e tyre nuk po e përkasin atë (viçin), nuk u pëlqeu (ky ngurrim i tyre ndaj ushqimit) dhe ndjeu frikë nga ata. (Engjëjt) thanë: “Mos u friko, na jemi dërguar te populli i Lutit”. Hud 11:70
Tefsiri:

Kur pa se duart e tyre nuk po e preknin mishin, iu dukën të pazakontë dhe ndjeu njëfarë frike prej tyre. -

Kur pa që ata nuk po e preknin ushqimin e përgatitur në nder të tyre, Ibrahimi (a.s.) u druajt se mos ata kishin ardhur për t'i bërë keq. E gjitha kjo ndodhi para prezantimit me ta dhe misionin e tyre.

Ata i thanë: “Mos ki frikë, ne jemi të dërguar për te populli i Lutit.” -

Mos u shqetëso, se ne jemi dërguar nga Zoti me misionin e shkatërrimit të popullit të Lutit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 69 E ardhshme Hud • Ajet 71