Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 92 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 92 nga 123 • Shqip


قَالَ يَا قَوْمِ أَرَهْطِي أَعَزُّ عَلَيْكُمْ مِنَ اللَّهِ وَاتَّخَذْتُمُوهُ وَرَاءَكُمْ ظِهْرِيًّا ۖ إِنَّ رَبِّي بِمَا تَعْمَلُونَ مُحِيطٌ 92
Përkthim:
(Shuajbi) tha: “O populli im, a mos vallë farefisi im për ju është më i respektuar se Perëndia, të cilin e keni lënë krejtësisht anash. Me të vërtetë, Zoti im, kaplon atë që punoni ju. Hud 11:92
Tefsiri:

Ai tha: “O populli im! Mos vallë, farefisi im është më i çmuar për ju sesa Allahu? Kështu, ju e keni hedhur besimin pas shpine.” -

Si mund të më toleroni për hir të fisit tim dhe nuk e bëni këtë për hir të Allahut?! Mos vallë fisi im është më i rëndësishëm për ju sesa vetë Allahu i Madhëruar?! Kështu, ju i shpërfillni urdhrat e Allahut, duke mos u shqetësuar aspak për të drejtën e Tij dhe as për ndëshkimet e Tij. Por jini të sigurt se:

“Por, pa dyshim, Zoti im di gjithçka që ju bëni.” -

Allahut nuk mund t’i fshihet asnjë vepër e juaja, asnjë thërmijë. Ai ka për t'ju shpërblyer për çdo vepër, ashtu si e meritoni. Pas këshillave të shumta dhe shpërfilljes së tyre të vazhdueshme, Shuajbi (a.s.) tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 91 E ardhshme Hud • Ajet 93