Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 94 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 94 nga 123 • Shqip


وَلَمَّا جَاءَ أَمْرُنَا نَجَّيْنَا شُعَيْبًا وَالَّذِينَ آمَنُوا مَعَهُ بِرَحْمَةٍ مِنَّا وَأَخَذَتِ الَّذِينَ ظَلَمُوا الصَّيْحَةُ فَأَصْبَحُوا فِي دِيَارِهِمْ جَاثِمِينَ 94
Përkthim:
E, kur erdhi urdhëri Ynë (dënimi), e shpëtuam Shuajbin bashkë me besimtarët e tij – me mëshirën Tonë, kurse mohuesit i kaploi zë i tmerrshëm dhe ata në tokën e tyre u gëdhinë të vdekur – të palëvizshëm, Hud 11:94
Tefsiri:

Kur erdhi urdhri Ynë, Ne, me mëshirën Tonë, e shpëtuam Shuajbin dhe, bashkë me të, i shpëtuam edhe ata që besuan. -

Kur u zbatua urdhri Ynë për shkatërri-min e popullit të Shuajbit, Ne e shpëtuam Shuajbin dhe besimtarët. Ata nuk e përjetuan tmerrin e ndëshkimit të ashpër të Allahut të Madhëruar.

Ndërsa zullumqarët i kapi britma

(e tmerrshme)

dhe u gdhinë në vendbanimet e tyre si kufoma të gjunjëzuara, si të mos kishin ekzistuar fare aty. -

Prej tyre nuk dëgjohej më asnjë zë dhe nuk vëreje asnjë lëvizje. Dukej sikur ata nuk kishin ekzistuar kurrë në ato vise. Pas ndëshkimit, ata u shndërruan në kufoma, sikur të mos kishin përjetuar asnjë kënaqësi në këtë botë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 93 E ardhshme Hud • Ajet 95