Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 96 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 96 nga 123 • Shqip


وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا مُوسَىٰ بِآيَاتِنَا وَسُلْطَانٍ مُبِينٍ 96
Përkthim:
Na e kemi dërguar Musain me argumentet Tona dhe me dokumentet e qarta Hud 11:96
Tefsiri:

Ne e dërguam Musanë me mrekullitë Tona dhe me fakte të qarta te Faraoni dhe rrethi i tij... -

Profeti Musa Ibn Imrani u dërgua me shumë argumente, shenja dhe mrekulli, të cilat vërtetonin Shpalljen që ai solli prej Allahut të Madhëruar. Ndër to ishin shkopi, dora e bardhë dhe e shndritshme etj. Allahu i Madhëruar thotë se i dhuroi Musait (a.s.) "sultan el mubin", pra, fakte të qarta e të dukshme. Ato ishin të qarta si drita e diellit. Allahu i Madhëruar e dërgoi atë te Faraoni dhe paria rreth tij, sepse ata ishin udhëheqja, ndërsa të tjerët ishin pasues të tyre. Por ata nuk u bindën para fakteve dhe argumenteve të qarta të Allahut të Gjithëfuqishëm, madje i shpërfillën ato.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 95 E ardhshme Hud • Ajet 97