Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nasr — Ajet 2 (Shqip) — Video

En-Nasr • Ajet 2 nga 3 • Shqip


وَرَأَيْتَ النَّاسَ يَدْخُلُونَ فِي دِينِ اللَّهِ أَفْوَاجًا 2
Përkthim:
dhe i sheh njerëzit grupe-grupe duke hyrë në fenë e Perëndisë (në Islamizëm) En-Nasr 110:2
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i En-Nasr 110:1
Në këtë sure gjen: një sihariq për Profetin (a.s.), një urdhër për të, pasi lajmi i mirë të bëhet realitet, dhe një një parashikim se çfarë pritej të ndodhte më tej.

Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi

(i Mekës),

dhe t’i shohësh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe- grupe.. -

Ky është sihariqi për Profetin (a.s.). Pra, Allahu i Lartësuar i dha Profetit të Tij lajmin e mirë se do ta ndihmonte dhe do t’i dhuronte fitoren e madhe, çlirimin e Mekës dhe përhapjen masive të Islamit. Njerëzit do të hynin grupe-grupe në fenë e Allahut, duke shtuar pasuesit e fesë së Tij. Madje, edhe shumë armiq të Profetit apo pjesëtarë të fisit të tij, që më parë e kishin mohuar, do ta besonin dhe do të bëheshin pasues të udhëzimit që ai solli prej Allahut të Lartësuar. Kjo ndodhi me të vërtetë me çlirimin e Mekës. Ndërsa urdhri i drejtuar Profetit, pas kësaj mirësie të dhuruar nga Allahu i Lartësuar, është:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nasr • Ajet 1 E ardhshme En-Nasr • Ajet 3