Thuaj: “Kërkoj strehë te Zoti i agimit,..” –
Domethënë, i drejtohem për ndihmë, mbrojtje, strehim ose ruajtje Allahut. Ne porositemi që t’i drejtohemi për ndihmë, mbrojtje, strehim ose ruajtje Allahut, që quhet edhe Rabbul feleķ - Zoti i agimit. Eshtë Allahu që e bën të çelë agimin. Është Ai që e bën farën të çelë dhe të mbijë, prandaj vetëm Atij lutjuni, që t’ju ruajë nga çdo e keqe që i druheni!