Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 101 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 101 nga 111 • Shqip


رَبِّ قَدْ آتَيْتَنِي مِنَ الْمُلْكِ وَعَلَّمْتَنِي مِنْ تَأْوِيلِ الْأَحَادِيثِ ۚ فَاطِرَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ أَنْتَ وَلِيِّي فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ ۖ تَوَفَّنِي مُسْلِمًا وَأَلْحِقْنِي بِالصَّالِحِينَ 101
Përkthim:
O Zoti im! Ti më ke dhënë pushtetin dhe më ke mësuar komentimin e ngjarjeve! (O) krijues i qiejve dhe i Tokës, Ti je Mbrojtësi im edhe në këtë edhe në botën tjetër! Bën që të janë të mirë!” Jusuf 12:101
Tefsiri:
Allahu i Madhëruar e plotësoi bamirësinë e Tij ndaj Jusufit duke i bërë vend në tokë dhe duke i dhuruar pushtet e sundim të gjerë. Pas gjithë atyre sprovave, Allahu ia qetësoi shpirtin dhe sytë e tij, duke ia sjellë pranë prindërit dhe vëllezërit e vet, që aq shumë i donte. Ai i dhuroi Jusufit dituri të madhe, duke e dalluar mbi shumë të tjerë. Për këtë arsye, duke shprehur mirënjohjen e thellë, duke lavdëruar Dhuruesin e tyre dhe duke u lutur që Ai t’ia ruante dhe shtonte këto të mira, Jusufi tha:

O Zoti im! Ti më dhurove mua pushtet të madh... -

Jusufi ishte bërë përgjegjësi i depove të mbretërisë, një pozitë shumë e rëndësishme për kohën.

...dhe më mësove shpjegimin e ëndrrave. -

Allahu i Madhëruar i mësoi atij shpjegimin e ëndrrave, njohuritë e librave të shpallur dhe shumë gjëra të tjera të dobishme.

O Krijues i qiejve dhe i tokës! Ti je Mbrojtësi im në dynja e në ahiret. Më bëj të vdes si musliman dhe më bashko me të mirët! -

Përjetësoje islamin, që është dorëzim i plotë ndaj Teje, dhe ma përqendro zemrën në këtë besim të mrekullueshëm! Më bëj që kurrë të mos largohem nga adhurimi Yt si Një i vetëm, përmes ligjeve të shpallura nga Ti, derisa vdekja të më gjejë si një musliman i bindur tërësisht ndaj Teje! Më bashko me të mirët, me etërit e mi profetë, me besimtarët e sinqertë e punëmirë, me të zgjedhurit e sinqertë dhe të kulluar!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 100 E ardhshme Jusuf • Ajet 102