Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 107 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 107 nga 111 • Shqip


أَفَأَمِنُوا أَنْ تَأْتِيَهُمْ غَاشِيَةٌ مِنْ عَذَابِ اللَّهِ أَوْ تَأْتِيَهُمُ السَّاعَةُ بَغْتَةً وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ 107
Përkthim:
A janë të sigurtë ata se nuk do t’i godas fatkeqësia – dënim nga Perëndia, ose që do t’i arrijë ata papritmas çasti (Dita e Kijametit), e që ata as që do ta hetojnë atë? Jusuf 12:107
Tefsiri:

Mos vallë, ata janë të sigurt prej dënimit të Allahut, që mund t’i përfshijë, apo nga Ora

(e katastrofës)

, që do t’u vijë befas, pa e ndier?! -

Mos vallë kanë marrë ndonjë siguri këta idhujtarë, që i kthejnë shpinën dhe e shpërfillin të vërtetën e Zotit, se nuk do të përfshihen nga ndëshkimi?! Le ta dinë ata se i pret ose ndëshkimi i Zotit, që do t’i përfshijë të gjithë dhe do t’i shfarosë, ose Ora e Kijametit, që do t’i gjejë në befasi. Le të kenë frikë dhe të kthejnë rrugë këta të mjerë, se tashmë e kanë bërë hak ndëshkimin e Zotit. Le të pendohen dhe të kthejnë rrugë sa nuk është vonë, se ndëshkimi i të Drejtit do të jetë i ashpër.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 106 E ardhshme Jusuf • Ajet 108