Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 11 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 11 nga 111 • Shqip


قَالُوا يَا أَبَانَا مَا لَكَ لَا تَأْمَنَّا عَلَىٰ يُوسُفَ وَإِنَّا لَهُ لَنَاصِحُونَ 11
Përkthim:
(Vëllezërit thanë): “O babai ynë! Përse për Jusufin nuk po ke besim në në, e na me të vërtetë, i dëshirojmë çdo të mirë atij. Jusuf 12:11
Tefsiri:
Kështu, vëllezërit e Jusufit, pasi vendosën se çfarë do të bënin, iu drejtuan babait të tyre dhe i thanë:

O baba! Përse nuk na e beson neve Jusufin? -

Përse nuk na e beson neve Jusufin? Ne jemi vëllezërit e tij dhe i duam të mirën. Ti nuk ke pse të kesh merak që Jusufi të vijë së bashku me ne.

Ne veç i duam të mirën atij. -

Ne jemi të kujdesshëm dhe e duam Jusufin. Ne duam për të atë që duam edhe për veten tonë. Nga këto fjalë kuptohet se Jakubi (a.s) nuk e lejonte Jusufin që të shkonte me vëllezërit e tij nëpër udhëtime apo kur ata kullosnin bagëtinë në mal. Kështu, përveç arsyetimeve për të larguar çdo lloj frike e meraku nga zemra e babait, ata po tregonin se për Jusufin do të kishte dobi largimi dhe udhëtimi me ta. Jusufi do të kënaqej me këtë udhëtim, - sipas tyre - dhe kjo do të kënaqte edhe vetë Jakubin. Qëllimi ishte që të bëhej më e thjeshtë që babai ta lejonte Jusufin të shkonte me ta:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 10 E ardhshme Jusuf • Ajet 12