Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 20 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 20 nga 111 • Shqip


وَشَرَوْهُ بِثَمَنٍ بَخْسٍ دَرَاهِمَ مَعْدُودَةٍ وَكَانُوا فِيهِ مِنَ الزَّاهِدِينَ 20
Përkthim:
Dhe e shitën atë për pak para – për disa grosh; mezi pritën që ta shporrin qafet atë. Jusuf 12:20
Tefsiri:

Ata e shitën atë shumë lirë, vetëm për disa grosh. Dukeshin që ata nuk lakmonin më shumë. -

Ata e shitën me një çmim tërësisht të papërfillshëm. Ata e shitën për pak dirhemë, duke treguar se ai ishte tejet i parëndësishëm dhe i panevojshëm për ta. Ata nuk kërkuan çmim të lartë, sepse qëllimi i tyre i vetëm ishte thjesht ta largonin atë nga babai i tyre. Ata nuk kishin qëllim që të përfitonin ndonjë çmim nga shitja e tij. Me fjalë të tjera, udhëtarët e karvanit, kur e nxorën këtë djalosh nga pusi, donin ta përvetësonin si një pasuri, që ta shisnin së bashku me mallrat dhe skllevërit e tjerë. Por atje afrohen vëllezërit e tij, që pretendojnë se ai ishte një rob i arratisur prej tyre, prandaj dhe karvani u detyrua ta blinte prej tyre, por me një çmim të parëndësishëm. Vëllezërit e Jusufit kërkuan nga ata që të ishin të kujdesshëm, sepse ai mund edhe të arratisej.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 19 E ardhshme Jusuf • Ajet 21