Por, kur ai
(burri i saj)e pa këmishën që ishte grisur nga prapa, tha: “Kjo është një nga dredhitë tuaja
(të femrave).” - Tani e kuptuan që Jusufi ishte i sinqertë dhe i pastër nga akuza. Atëherë bashkëshorti i drejtohet gruas së vet dhe i thotë:Me të vërtetë, dredhitë tuaja janë të mëdha. -
E ku ka intrigë më të madhe sesa ajo e kësaj gruaje, e cila dëshironte vetë atë që dëshironte, dhe pastaj akuzoi një njeri të pastër të dëlirë për një krim që kurrë nuk e kishte synuar? Pastaj bashkëshorti i saj iu drejtua Jusufit dhe i tha: