Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 30 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 30 nga 111 • Shqip


وَقَالَ نِسْوَةٌ فِي الْمَدِينَةِ امْرَأَتُ الْعَزِيزِ تُرَاوِدُ فَتَاهَا عَنْ نَفْسِهِ ۖ قَدْ شَغَفَهَا حُبًّا ۖ إِنَّا لَنَرَاهَا فِي ضَلَالٍ مُبِينٍ 30
Përkthim:
Dhe disa gra nëpër qytet thonin: “Gruaja e Azizit (ministrit) dëshiron ta përvetësojë shërbëtorin e vet. Me të vërtetë, ajo e don shumë. Na e shohim se ajo ka bërë gabim të madh”. Jusuf 12:30
Tefsiri:

Disa nga gratë e qytetit thanë: “Gruaja e zotërisë i është vërsulur marrëzisht shërbëtorit të vet.” -

Kjo tregon se lajmi u përhap gjerësisht në qytet, aq sa gratë e atjeshme po e përmendnin shpesh në bisedat e tyre. Sipas gjykimit të tyre, kjo ishte një ngjarje shumë e shëmtuar. Një grua e një sëre të lartë, me burrin ministër, kishte rënë nivel aq të ulët, sa të ngacmonte shërbëtorin e saj. Ajo kishte rënë marrezisht në dashuri me të, siç thoshin ato:

Asaj i ka hyrë në loçkë të zemrës dashuria për të. -

Dashuria për të ka arritur në thellësi të zemrës së saj. “Shegaf”ose “loçka” është pjesa më e thellë dhe më e fshehtë e zemrës. Kur dashuria arrin deri aty, tregon se kjo ndjenjë është tepër e fuqishme. Gratë thoshin gjithashtu:

Me siguri që ajo e ka humbur fare! -

Kjo gjendje nuk ka lidhje me nivelin e saj. Ajo është shumë e kritikueshme për njerëzit e sërave të larta. Megjithatë, nëpërmjet këtyre fjalëve, ato nuk donin thjesht që të ulnin figurën e asaj gruaje, por dëshironin që edhe ato të kishin mundësi ta shikonin Jusufin. Ato donin ta shikonin me sytë e tyre këtë djalë, që bëri për vete atë grua të bukur dhe me pushtet. Ato donin ta bënin gruan e Ministrit që të detyrohej t’i thërriste dhe t’ua prezantonte këtë djalosh kaq të bukur, me qëllimin që ato ta jusifikonin pastaj. Prandaj dhe në ajet fjalët e tyre quhen “mekra”, pra, kurth. Allahu i Lartësuar thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 29 E ardhshme Jusuf • Ajet 31