Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 32 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 32 nga 111 • Shqip


قَالَتْ فَذَٰلِكُنَّ الَّذِي لُمْتُنَّنِي فِيهِ ۖ وَلَقَدْ رَاوَدْتُهُ عَنْ نَفْسِهِ فَاسْتَعْصَمَ ۖ وَلَئِنْ لَمْ يَفْعَلْ مَا آمُرُهُ لَيُسْجَنَنَّ وَلَيَكُونًا مِنَ الصَّاغِرِينَ 32
Përkthim:
Ajo tha: “Jo, ky është ai, për të cilin ju më qortuat. Jam përpjekur ta përvetësoj, por ai është ruajtur. Nëse nuk do ta bëjë atë që e urdhëroj unë, me siguro do të burgoset dhe do të poshtërohet”. Jusuf 12:32
Tefsiri:

Atëherë, ajo tha: “Ja, ky është ai, për të cilin ju më fajsuat. Unë u përpoqa ta tundoja atë, po ai u përmbajt fort.” -

Me gjithë këmbënguljen e saj për ta joshur, Jusufi ishte larguar dhe ishte mbrojtur. Nga ana tjetër, sa më shumë kalonte koha, aq më tepër shtohej dashuria për këtë djalosh kaq të përmbajtur dhe të ndershëm. E verbuar dhe e dehur nga kjo dashuri, mu në sy të atyre grave të tjera, ajo thotë:

Por, nëse nuk bën atë që e urdhëroj unë, ai do të burgoset dhe do të poshtërohet. -

Me anë të kërcënimit, ajo kërkonte të plotësonte dëshirën e saj. Por Jusufi (a.s) i drejtohet Zotit të tij, duke i kërkuar strehim, mbrojtje dhe ndihmë, që ta shpëtonte nga kurthi i tyre:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 31 E ardhshme Jusuf • Ajet 33