Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 55 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 55 nga 111 • Shqip


قَالَ اجْعَلْنِي عَلَىٰ خَزَائِنِ الْأَرْضِ ۖ إِنِّي حَفِيظٌ عَلِيمٌ 55
Përkthim:
(Jusufi) tha: “Më cakto të udhëheq thesarin e vendit. Unë, me të vërtetë, jam ruajtës dhe i dijshëm”. Jusuf 12:55
Tefsiri:
Ai (Jusufi)

tha: “Më cakto mua si përgjegjës të depove të vendit!” -

Kështu, Jusufi i kërkoi që të bëhej ministër i depove dhe ekonomisë së mbretërisë, me qëllim që të kujdesej ai për të gjitha të ardhurat e tokës dhe administrimin e tyre. Më pas tha:

Unë të ofroj besnikërinë dhe diturinë time. -

Unë jam shumë i kujdesshëm. Pasurinë e vendit do ta shpenzoj atje ku duhet dhe asgjë nuk do të humbasë. Unë do të jem korrekt në mbulimin e kësaj detyre. Unë di si të administroj gjithçka që futet dhe del nga depoja. Unë të premtoj besnikëri dhe urtësi në punë. Kjo nuk tregon se Jusufi thjesht lakmonte të ishte në krye të kësaj detyre, por që ai dëshironte të ishte i dobishëm me diturinë dhe drejtësinë e tij. Duke qenë se ai i njihte mirë aftësitë e veta për ta bërë atë punë, ai e kuptoi se do të ishte shumë e dobishme për të gjithë njerëzit që këtë post ta merrte ai. Edhe nga ana tjetër, duke qenë se të tjerët nuk e kishin ndershmërinë dhe aftësinë e Jusufit, ai u ndie i detyruar që ta kërkonte haptas diçka të tillë. Pas kësaj kërkese, Mbreti e vendosi atë si përgjegjës të depove të mbretërisë, siç tregon Allahu i Lartësuar:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 54 E ardhshme Jusuf • Ajet 56